Capital T ekspozon fizikun pranë pishinës

Capital T ekspozon fizikun pranë pishinës

Prurjet muzikore dhe mjaft të suksesshme që ka sjell deri më tani kanë bërë që të jetë njëri nga emrat më të kërkuar të estradës.

Fjala është për reperin e famshëm shqiptar, Capital T, i cili po vazhdon akoma të jetë në formë dhe i pëlqyer nga publiku.

Krahas karrierës muzikore, Kapo është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan me fansat postime të ndryshme.

I njëjti gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në Instagram, ndërsa shfaqet pranë një pishine dhe e shoqëron me një mesazh.

“Jeta ime e vërtetë është më interesante se e juaja me gënjeshtra”, ka shkruar ai.

Reperi në fjalë mbrëmë ka bërë një paralajmërim enigmatik për fansat, i cili besohet se do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë.