Tuna pyet skulpturën: A e din që kam ditëlindjen, ironizon me karakterin e saj

Tuna pyet skulpturën: A e din që kam ditëlindjen, ironizon me karakterin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, feston sot (e diel) ditëlindjen e saj të 34-të. Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në këtë ditë, Tuna vendosi që të ndajë me fansat disa imazhe të realizuar nga pushimet e saj të fundit në Turqi.

Këngëtarja shkupjane shfaqet me bikini në fotografi, teksa pozon pranë disa skulpturave dhe tenton t’u “përshpëritë” atyre në vesh.

“A e din që e kam ditëlindjen? – e pyeta. – E di. E di që edhe kurrë s’ki mu mbush me mend”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke ironizuar kështu paksa edhe ma karakterin e saj.