New York mbetet pa drita, këngëtarja e njohur anulon koncertin

New York mbetet pa drita, këngëtarja e njohur anulon koncertin

Jennifer Lopez po refuzon që ndërprerja e energjisë elektrike në New York t’ia prishë festimet e ditëlindjes së saj të 50-të.

Ajo tashmë e ka ricaktuar një datë të re për MSG show për këtë të hënë.

Këngëtarja e njohur e ka postuar një video në Instagram ku thotë se ishte “e shkatërruar emocionalisht dhe zemërthyer” pasi problemet me energji elektrike e detyruan që ta mbyllte koncertin e saj të së shtunës vetëm pak minuta pasi ajo ishte ngjitur në skenë në Madison Square Garden.

“Ju dua. Më vjen keq se kjo ka ndodhur në mes të momentit tonë të veçantë. Ju premtoj se nuk do t’iu humbasin paratë që keni paguar për këtë koncert. Ne do të jemi sërish bashkë dhe do të kemi një natë të jashtëzakonshme”, ka premtuar ajo.

Ajo edhe e mbajti premtimin.

Disa orë më vonë, ajo e ka postuar një video tjetër duke thënë se po mundohet dhe po punon që këtë koncert ta mbajë të hënën mbrëma – duke bërë që J.Lo të ndryshojë edhe disa orare të tjera të turit të saj “It’s My Party”.

“Do të duhet me shumë se një errësim total i qytetit që të na ndalojë”, ka shkruar ajo poshtë kësaj videoje.

“Ne do ta kemi festën më të jashtëzakonshme ndonjëherë. Këtë herë nuk do të ketë ndalje të energjisë elektrike”, ka thënë këngëtarja duke u premtuar fansave të saj që do të argëtohen së bashku.

Ylli i muzikës pop ka njoftuar po ashtu se të gjitha biletat që janë blerë për koncertin që ishte planifikuar të mbahej të shtunën – që është pjesë e turneut për ditëlindjen e 50-të – do të vlejnë për koncertin e të hënës.