Publikohet kënga e re e Rita Orës

Publikohet kënga e re e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“New Look” titullohet kënga e saj e re, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.

Rita edhe këtë herë paraqitet me stile të ndryshme, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj atraktive.

Ky projekt i pason këngën “Let You Love Me”, që është publikuar në shtator të vitit të kaluar dhe tashmë numëron mbi 350 milionë shikime.

Kujtojmë që gjatë këtij viti këngëtarja shqiptare ka qenë tejet e angazhuar me koncerte të ndryshme anembanë botës, me qëllim të promovimit të albumit të saj “Phoenix”.