Çfarë bëri Rihanna që të gjithë po e quajnë raciste?!

Çfarë bëri Rihanna që të gjithë po e quajnë raciste?!

Artistët janë ata që më një veprim më të vogël marrin vëmendjen më të madhe nga publiku, këtë herë bëhet fjalë për Rihannën, në kopertinën e muajit gusht të Harper’s Bazaar China.

Këngëtarja, shfaqet e veshur me një fustan blu me mëngë karakteristike dhe një erashkë kineze. Gjithashtu stilimi i flokëve dhe aksesorët janë pjesë e stilit tradicional kinez. Madje dhe makijazhi me mesin e buzëve të lyer me ngjyrë të kuqe janë karakteristike për vajzat kineze.

Dhe ky është pikërisht problemi. Revista shpërndau fotot në rrjetet e saj sociale, duke e përshkruar dukjen e Rihannës me fjalët “Ikona perëndimore e stilit takohet me estetikën lindore”.

E gjithë kjo sipas ndjekësve është përvetësim kulturor dhe mjaft ofenduese për kulturën kineze.

“Unë jam aziatike dhe ndihem e ofenduar. E di që Rihannës dhe krijuesve të kësaj fotoje nuk i plas për mendimin tim, që vetëm sa provon mungesën e respektit që ata kanë për kulturën tonë. Nëse doje të krijoje një pamje aziatike, pse nuk ftove artistë aziatikë?”

“Jo e përshtashme dhe raciste. Ajo as që e ka idenë se çfarë po vesh.”

Ndërkohë, të tjerë mendojnë se ky reagim është paksa i tepruar dhe se ditët e sotme çdo gjë po cilëzohet “përvetësim kulturor”.

“Ky është vlerësim kulturor, jo përvetësim. Nëse ajo do shprehej se ishte kineze apo se kishte shpikur këtë stil, atëherë do ishte përvetësim.

“Askush nuk e kupton që kjo është një revistë KINEZE? Është realisht një revistë aziatike që po përdor një modele.”

“Kompanitë e revistave aziatike nuk do e veshin me veshje perëndimore apo diçka nga Barbados. Ata do përdorin kulturën e tyre për të veshur modelen.”