Meghan Markle flet për herë të parë në lidhje me kritikat që i bëhen

Meghan Markle flet për herë të parë në lidhje me kritikat që i bëhen

Që në momentin kur Meghan Markle filloi të dilte me Princin Harry dhe u ve në qendër të vëmendjes nga rrethi mbretëror, i është dashur të përballet me shumë kritika, artikuj të tërë që flasin kundër çdo veprimi që bën, madje dhe me komente raciste. Nëse e keni hmbur numërimin, mund t’ju përmendim vetëm disa.

Donald Trump tha se Meghan ishte “e keqe”, ose “negative”, quajeni si të doni. Gazetarët janë shprehur se ajo është më ambicioze seç duhet, kjo për shkak se nuk ka frikë që të provojë të marrë ato që do. Shpesh janë përpjekur ta venë kundër familjes mbretërore, për arsye nga më të parëndësishmet dhe së fundi ndjekësit e kanë kritikuar për mënyrën si e mban djalin e saj, Archie-n, në publik. Pra, me pak fjalë, sipas njerëzve që e rrethojnë, çdo gjë që ajo bën është e gabuar.

Si përballet Dukesha e Sussex me gjithë këtë situatë? Ajo thotë se lexon për ekonominë dhe qeverisjen, duke u përpjekur kështu të mos i kushtojë rëndësi negativitetit, megjithatë vështirë se nuk i ka shmangur totalisht të gjitha ato që thuhen për të.