Policia mbyllë fabrikën që falsifikonte makina luksoze

Policia mbyllë fabrikën që falsifikonte makina luksoze

Policia braziliane ka mbyllur të mërkurën një fabrikë që prodhonte makina luksoze të rreme me çmime të arsyeshme.

Siç bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Brazilit, në shtetin e Shën-Katerinës është bastisur një fabrikë që prodhonte modele të falsifikuara të supermarkave si “Ferrari” dhe “Lamborghini”.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar pronarët e fabrikës, babai dhe i biri, me akuzën për “shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave industriale”.

“Pronarët e fabrikës i shisnin automjetet false përmes medias sociale për shuma nga 45.000-60.000 dollarë. Në bastisje janë konfiskuar tetë automjete pjesërisht të përfunduara dhe stema e emblema të automjeteve luksoze”, thuhet në komunikatën e Policisë së Brazilit.

Bëhet e ditur se operacioni është kryer pas ankesave të kompanive italiane që prodhojnë makinat luksoze në fjalë.

Makina më e lirë e dy markave luksoze në fjalë kushton rreth 200 mijë dollarë.