Ndërkombëtarët kundër deklaratës së Haradinajt, dalin në mbrojtje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Ndërkombëtarët kundër deklaratës së Haradinajt, dalin në mbrojtje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Ambasada e Amerikës dhe Ambasada e Britanisë, kanë dalur kundër deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinajt dhe në mbrojtje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Derisa kryeministri Haradinaj i pati quajtur anëtarët e Këshillit shtetëror të Cilësisë, mercenarë, dallaverxhi e mafiozë,  dy ambasadorët e ShBA-së dhe Britanisë kanë dalë në mbrojtje të tyre, pasi konsiderojnë se faji është i universiteteve dhe kolegjeve e jo anëtarëve të KSHC-së.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në reagimin e tij lidhur me sulmin që u është bërë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë , pyet pse duhet të ketë ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit.

Ndërkohë që thotë se universitetet nuk duhet të ekzistojnë për t’u bërë vende pune personave të pakualifikuar me lidhje politike, shkruan Insajderi.

“Vendimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim për t’ua hequr akreditimin disa institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë, por e saktë. Është roli i tyre për të marrë vendime objektive dhe të bazuara në standarde për t’u siguruar studentëve të Kosovës cilësinë e arsimit që e meritojnë”, shkroi Kosnett.

Kurse ambasadori britanik Ruairi O’Connell, në reagimin e tij tha nëse universitet kanë dështuar të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, ky është faji i tyre.

“Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre. Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit”, thuhet në reagimin e O’Connell.

Lexo më shumë rreth mosakreditimit të universiteteve dhe kolegjeve: 

VODHËN EDHE DEKLARATËN E MISIONIT – ARSYET PSE NUK U AKREDITUA UNIVERSITETI KU PRODEKANE ËSHTË LUMNIJE THAÇI

VODHËN EDHE DEKLARATËN E MISIONIT – ARSYET PSE NUK U AKREDITUA UNIVERSITETI KU PRODEKANE ËSHTË LUMNIJE THAÇI

REGJISTRIMI NË TË ‘ZEZËN’ DHE BIBLIOTEKA ‘BOSHË’ – ARSYET QË NUK U AKREDITUA UNIVERSITETI I PRIZRENIT  

NGA MUNGESA E LITERATURËS DERI TE PAJISJET KUNDËR PLAGJIATURËS – ARSYET QË ÇUAN NË MOSAKREDITIMIN E KOLEGJIT FAMA