450 orë punë, ja fustani që Elie Saab krijoi për nusen e djalit

450 orë punë, ja fustani që Elie Saab krijoi për nusen e djalit

Elie Saab Junior u martua me Christina Mourad në një ceremoni fetare në Church of Bkerke, në Liban. Të pranishëm ishin 1000 familjarë dhe miq, përfshirë kryeredaktorin e Vogue Arabia Mnauel Aranut, Dita Von Teese, Sara Sampaio, Karolina Kurkuva etj.

Atmosfera i përngjante një kopshti, me pemë dhe gjethe që luanin me pasqyrimet e tyre në pasqyra e qirinj. Dizajneri i famshëm libanez, Elie Saab, ka veshur shumë nuse por gruaja e ardhshme e të birit ishte e veçantë.

Për ceremoninë fetare, nusja veshi një fustan pa mëngë, me jakë të lartë, fund voluminoz dhe bisht 4.5 metra të gjatë. Velloja, bashkë me bizhuterinë e flokëve dhe bishtin janë qëndisur me pe të mëndafshtë e të artë. Bizhuteria që shndërrin nga teminat, përmban 50,000 fije pe, tyli po ashtu. U nevojit puna e tre modelistëve, gjashtë rrobaqepsëve dhe dhjetë asistentëve për të realizuar fustanin spektakolar.

U deshën 80 orë punë që tre dizajnerë të krijonin versionin e parë të qëndismës, që më pas u perfeksionua nga 12 qëndistarë për 450 orë.