Ardit Gjebrea: “Këtë sezonë kaq duhet të paguhesh”, Ermali nuk e beson

Ardit Gjebrea: “Këtë sezonë kaq duhet të paguhesh”, Ermali nuk e beson

Një javë më parë zbuluam se Blendi Fevziu paguhej më shumë se 7000 euro në muaj ndërkohë këtë herë ka qenë rradha e Ermalit. I ftuar në emisionin “3shat” përballë Bora Zemanit, Ermalit i është kërkuar të thotë emrin e një personazhi që vlerëson shumë në televizion.

Ai menjëherë ka thënë emrin e Ardit Gjebreas dhe ka shpjeguar gjithashtu faktin përse Arditi është një njeri që ka ndikuar në karrierën e tij.

“Një personazh televiziv që e vlerësoj shumë është Ardit Gjebrea. E vlerësoj se mund të jetë një nga personalitetet e televizionin shqiptar dhe e kam ndjekur si shembull. Më ka thënë një fjalë që mua m’u ndriçua. Më tha vlerën sa duhet të fitoj unë në një sezon teleeviziv. Më tha shifrën dhe për mua ishte e pabesueshme sepse nuk i kisha parë kurrë ato shifra. Kemi qenë tek shtëpia ime dhe ai na tha neve që ishim aty : Ermali duhet të fitojë kaq lekë kvtë sezon televiziv. Menduam, ore me vërtetë e kishte Arditi, kaq lekë mund të fitohen?”,- ka treguar Ermali.

Mesa duket ka qenë Arditi ai që fillimisht ka ndikuar në planet e Ermalit duke e motivuar se mund të arrijë financiarisht shumë nëse ia vë qëllim vetes. Epo duket se Ermali e ka arritur shifrën që Arditi i ka thënë më parë, ajo që i dukej e pamundur.