Ndërkohë që Irina është fotografuar në krahët e dikujt tjetër, Bradley i përkushtohet së bijës

Ndërkohë që Irina është fotografuar në krahët e dikujt tjetër, Bradley i përkushtohet së bijës

Bradley Cooper ka vazhduar jetën e tij edhe pse i gjithë rrjeti po zien nga ndarja e tij me Irina Shayk. Në një foto të shprepur së fundmi ai shfaqet duket mbajtur të bijën në krah teksa bashkë me Lean kanë dalë për të kaluar kohë së bashku. Pas raportimeve se ai ka rënë dakord të ndajë kujdestarinë me ish-të dashurën Irina Shayk, aktori dukej i qetë dhe plotësisht në formë teksa mundohej t’i dedikohej plotësisht të bijës. Një super-baba me siguri.

Bradley dhe Irina u ndanë  muajin e kaluar pas katër vjetësh së bashku, edhe pse ata pretendojnë se ndarja ishte ‘miqësore’. Megjithatë, u raportua se kishte probleme rreth çështjes së kujdestarisë pasi Irina dëshironte të qëndronte në Nju Jork ndërsa Bradley, donte të jetonte rreth 3000 kilometra larg në Los Anxhelos për punë. Vendimi i gjykatës ishte të dy duhet të jetojnë në New York nëse duan të ndajnë kujdestarinë e përbashkët të Leas, atë ligjore dhe fizike.  Ajo që është për t’u vlerësuar  është fakti që Bradley është një baba shembullor dhe gjithnjë është përpjekur t’i japë vëmëndjen dhe edukimin e  duhur së bijës.

Ndërkohë  që Irina po përflitet  se e ka lënë pas ndarjen. Kur ende kishte “shpresa” për një ribashkimes çiftit të njohur, modelja ruse është kapur mat sëfundmi nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, në New York.