Stresi shan Edi Ramën live në emision, thotë se ai me Vuçiqin…

Stresi shan Edi Ramën live në emision, thotë se ai me Vuçiqin…

Reperi i njohur si Stresi, Arkimed Lushaj ka sulmuar live në një emision, kryeministrin Edi Rama. Stresi ka rrëfyer sesi është arrestuar, dhe tregon se për të është ndërhyrë në procesin hetimor. Me Meriton Mjekiqin, në emisionin “72 Sen”, Stresi është shprehur:

Jam nën hetim se kështu është procesi në Shqipëri. Por e kanë parë që s’kam lidhje, 6 muaj hetime, kanë parë, kanë ndërhyrë njerëz për mua, se normale jam i pafajshëm. Nëse të mbyllin hetimet me atë nen, në Shqipëri s’gjen dot drejtësi. E dinë krejt Kosova e krejt Shqipëria që ai q** në b….me Vuçiçin. Orat njësoj, patikat njësoj. Unë kam dalë hapur dhe i kam thënë padrejtësitë. Zoti është i madh, për mua ranë të gjitha akuzat. Unë shkova në Gjykatë me mospranim krimi, më liruan me kusht, se më panë që s’kisha lidhje. Më vunë në burg pa afat. Unë e dija, që kur më erdhën në hotel, se unë filani s’shpëtoja pa bërë burg. Policia u soll mirë, edhe ata janë djem nënash. Dikush do e bëjë atë punë, s’përdorin dhunë kur të prangosin. Unë jam kundra shtetit, s’ka lidhje me policat. Por kur polici sillet keq edhe ne sillemi keq. Se s’ka arsye të sillet keq, janë paragjykues më kanë paragjykuar.

Reperi Stresi është i njohur për përplasjet e tij me qeverinë Rama. Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij me qeverinë dhe me kryeministrin Edi Rama. Disa vite më parë, reperi u ndalua dhe më pas u arratis nga Komisariati