Pasi i dështoi Shakira, Agim Bahtiri po përgatitet për koncertin e Unikatilit

Pasi i dështoi Shakira, Agim Bahtiri po përgatitet për koncertin e Unikatilit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar sot sradiumin “Adem Jashari” ku pritet të mbahet koncerti i Unikatilit. Ndonës Bahtiri para ca muajsh kishte thënë se në Mitrovicë do ta sillte Shakirën për të mbajtur një koncert sipas tij në urën e Ibrit, nuk e bëri një gjë të tillë.

Megjithatë, Bahtiri duket mjaft i kënaqur me organizimin e koncertit të ri, skena për të cilin tashmë është në përfundim e sipër.

Kujtojmë se koncerti i parë i Unikkatilit në Kosovë ishte mbajtur në vitin 2012 në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra veta.

Parashihet që në këtë koncert numri i pjesëmarrësve të jetë shumë më i madh, pasi që Viktor Paloka i njohur me emrin artistik si Unikkatili, do ta përmbyll karrierën muzikore pikërisht me koncertin e 27 korrikut në Mitrovicë.