Alban Skenderaj ka qenë i ftuar special në “Beer Fest” që organizohet " />

Përleshje në koncert, Alban Skenderaj ndërpret performancën

Përleshje në koncert, Alban Skenderaj ndërpret performancën

Alban Skenderaj ka qenë i ftuar special në “Beer Fest” që organizohet në Prishtinë.

Ndonëse Albani në koncertet e tij karakterizohet për një publik të zjarrtë që këndon së bashku me të, performanca në Prishtinë nuk ka qenë e tillë.

Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, Albani është detyruar ta lërë atë në mes.

Kjo pasi disa të rinj kanë nisur të përleshen në mes të koncetrit dhe Albanit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Në videon e publikuar nga “Telegraf” dëgjohet zëri i këngëtarit, i cili ju kërkon të ndalojnë.

Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 22:30 ka përfshirë të rinjtë e acaruar, të cilët nuk kanë ngurruar as të godasin njëri-tjetrin me tavolinat provizore.

Mësohet se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar 6 persona të përfshirë në ngjarje.