Noizy problem me koncerte, kjo i ndodhi kësaj radhe

Noizy problem me koncerte, kjo i ndodhi kësaj radhe

Noizy është shumë aktiv në koncerte, por jo çdo gjë shkon mirë në to.

Së fundi, reperi është detyruar që në momentin e fundit ta anulojë një koncert që e planifikoi ta mbante në Podujevë, për shkak të vonesave në doganë.

Por, ai pati probleme edhe mbrëmë gjatë performancës në Strugë, kësaj radhe me zërimin.

“Kerkoj ndjes per zerimin e koncertit ne Struge. Çfarë turpi. STRUGE”, ka shkruar ai mbi një video që e ndau me ndjekësit në Instagram.

Për ndryshe, “Nuk kanë besu” titullohet projekti i fundit muzikor nga Noizy, që u prit shumë mirë nga fansat.