Vendi luksoz ku pushuan të gjithë të famshmit shqiptarë këtë verë

Vendi luksoz ku pushuan të gjithë të famshmit shqiptarë këtë verë

Rrjetet sociale në ditët e sotme na japin mundësitë që të shohim gjithçka ndodh në jetën private të një personi, nëse ai na e jep këtë të drejtë.

Për personazhet e famshëm, sigurisht ky rregull nuk vlen pasi jeta e tyre është tashmë publike.

Kurioziteti i ndjekësve dhe fansave është i madh për të ditur se ku VIP-at shqiptarë udhëtuan këtë sezon veror për të kaluar pushimet.

Nga një vëzhgim i tpz.al është vënë re se shumica prej tyre në listën e tyre kryesore kanë vetëm një vend dhe ai është ishulli luksoz Mykonos, që ndodhet në shtetin fqinj Greqi.

I vizituar nga shumë personalitete botërore, me bardhësinë e ndërtesave dhe detin e kaltër, ky vend oforn disa pamje të mrekullueshme.

Por, sikurse është një destinacion i lakmuar aq është dhe i shtrenjtë! Një natë në Mykonos kap shifra të ‘çmendura’ për njerëz të thjeshtë. Vlera minimale 1 mijë euro për një dhomë hoteli, e bën të lakmuar por të paarrirë.

Më poshtë lista e personazheve që e zgjodhën:

1. Fatmir Hysenbelliu ishte një nga personat e parë që i ka bërë vizitën e tij ishullit. Si një beqar mjaft i dëshiruar ai na ka dhënë majft detaje nga rrjetet sociale për aventurat e shumta që po kalon.

66353398_278871092964550_4449941563022754907_n.jpg

2.Pas Maçu Piçut në Amerikën Latine, Blendi Fevziu ka zgjedhur të arratiset disa ditë në Mykonos. Si duket dhe moderatori i njohur u tundua nga fotot e shumta që qarkullojnë mes VIP-ave shqiptarë.

400646.jpg

3.Ilda Bejleri shkoi me helikopter privat në Mykonos dhe ndau foto nga ishulli luksoz ku po shijon ditët e nxehta të verës.

400647.jpg

4.Adrola Dushi, e cilësuar si një ndër modelet më të bukura shqiptare u shfaq në Mykonos dhe zgjodhi të kalojë një pjesë të pushimeve në vendin e preferuar.

400648.jpg

5.Rashel Kolaneci, ish-velina e Xing-ut që mori vëmendje për format e saj të bëshme, nuk rreshtet së pushuari në Mykonos, që duket se e ka bërë si një udhëtim të natyrshëm.

400649.jpg

6.Arjola Shehu nuk linte dot pa provuar dorën e Nusretit që me delikatesë e ushqeu me dorën e tij bukuroshen e ekranit shqiptar.

400650.jpg

7.Dorina Mema, sportistja seksi bashkë me të bijën prej ditësh ndodhen në Mykonos ku bëjnë një jetë luksi të shfrenuar.

400651.jpg

8.Viola Spiro që mezi e kishte pritur të provonte hedhjen e kripës si Nusreti, dhe ka vizituar restorantin e tij në Mykonos.

400652.jpg

9.Armina Mevlani ishte në Mykonos për disa ditë, prej ku postoi dhe fotot e saj të nxehta!

400653.jpg