Këngëtarët bullgarë vjedhin këngën e Noizy-t me Varrosin

Këngëtarët bullgarë vjedhin këngën e Noizy-t me Varrosin

Në vitin 2018 dy reperët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Varrosi sollën për publikun këngën “Meksikana”.

Kënga e tyre u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe mesa duket ju ka bërë përshtypje edhe disa artistëve të huaj.

Varrosi ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se disa këngëtarë bullgarë janë inspiruar nga kënga “Meksikana” dhe kanë publikuar një version tjetër të saj.

Artistëst bullgarë Slavi Trifonov, KU-KU Band dhe Gamma kanë realizuar këngën e tyre me po të njëjtin ritëm si ajo e Noizyt dhe Varrosit. Kënga e bullgarëve është publikuar rreth 1 muaj më parë dhe ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar.

Ata nuk kanë ngurruar t’ju vënë në dukje artistëve faktin se kënga është e vjedhur.