A është ky i dashuri i reperes Melinda Ademi?

A është ky i dashuri i reperes Melinda Ademi?

Faton Aliu shihet shpesh në shoqëri me reperen e njohur Melinda Ademin. Burimet e Insajderit tregojnë se mes tyre ka nisur një romance.

Aliu është tekst shkruesi i këngëve të reperes Melinda dhe është shoqëruesi i saj në të gjitha koncertet e Melindes.

Reperja Melinda njihet për dissat e shumtë me reperen nga Prizreni Tayna. Përvec Taynas ajo kishte publikuar edhe një këngë të quajtur “Pablo” e cila ishte thumbuese drejtuar kolegeve të saj.

Së fundi ajo kishte dal edhe me një deklaratë duke i kërkaur falje Taynës për dissat që ia kishte bërë.

Në një postim të sajin në profilin e saj në Instagram kishte shkruar “I kërkoj falje artises Tayna për ofendimet në Freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave, mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, kishte shkruante Melinda pranë postimit, duke etiketuar Taynën. /Insajderi.com