
Është njëra ndër këngëtaret me të komentuar në media për jetën e saj profesionale e poashtu edhe atë private, Beatrix Ramosaj shpesh merr vëmendje për veprimet që i bën.
Sikur shume artistë edhe Beatrix ka një qenushe të quajtur Bella, këngëtarja e konsideron si fëmijë Bellën duke e thirrur shpesh “Vajza ime, princesha ime”.
Mbrëmë Beatrixi ka festuar ditëlindjen e qenushes me një festë në shtëpi ku kishte mbledhur njerëzit e saj më të dashur, njëkohësisht personazhe të njohur si nëna e saj Antigona Ramosaj, vëllaun Albanin, shoqën e saj Oriolën dhe Fotografin Endrit Mërtiri.
Beatrix e festoi ditëlindjen e qenushes së saj me tortë e shampanjë.
“Gëzuar ditëlindjen shoqes sime të ngushtë, pa të nuk marr dot frymë dhe as jetoj. Bella mamës mbush 3 vjeç sot. Jam shumë e emocionuar sap o qaj. Të dua Bella. Faleminderit që më bekon me dashurinë tënde dhe puthjet e tua çdo ditë . Ti je gjithçka e imja”, shkruan Beatrix.