Noizy publikon këngën e re “Kallabllak”

Noizy publikon këngën e re “Kallabllak”

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Noizy, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Kallabllak” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për këtë projekt janë përkujdesur Endi Hoxha dhe Fatlum Nerguti, ndërsa klipi i është besuar Nd Film Production & Cinematic.

Krahas prezencës së miqve të Noizyt, ky videoklip karakterizohet edhe me femra atraktive, vetura dhe vende luksoze.

Kjo këngë e Rigels Rajkut pason pas “Nuk kanë besu”, ku në kanalin YouTube ka mbledhur mbi nëntë milionë shikime.