Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett është shfaqur me plis në kokë.
Kosnett plisin e ka vendosur derisa ka qenë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ‘Etnofest’ në mesin e shumë vizitorëve.
Në ‘Etnofest’ i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ku së bashku me miqtë e tij ka qëndruar në festival ku edhe bërë disa fotografi me të pranishmit aty.
Ambasadori Kosnett është parë me plis në kokë duke bërë fotografi me të pranishëm si dhe me ansamblin nga Vitia ku edhe i janë dërguar Periskopit.
Kujtojmë se Kosnett është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, duke parë edhe thirrjet e tij që të arrihet kjo marrëveshje që të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kosova të ecë para në rrugën e saj euroatlantike.