Unë pushoj në përqafimin tënd dhe dëgjoj të rrahurat e zemrës sate
Është sikur të dëgjosh zemrën që rrahë në gjirin e vet jetës;
Flokët e tua janë pyll pranvere në të cilin ëndërroj,
një pyll i errët, me aromë toke , lulesh dhe shiut që bie,
dëgjoj zhurmën pemëve të larta, të barit të rritur dhe ujit të madh.
Të ka pirë rinia, të ka përmbytur dashuria;
Mbështjellur je rreth trupit tim si një hardhi rrushi
goja jote është si një pëllumb i përgjakur
Ti harron gjithë botën dhe je vetëm një ritëm,
gjaku yt rrjedhë si rrjedhë lumi e deti
dhe këndon pa dhembje, me gëzim
si këndojnë gjinkallat në barin e ngrohtë me aromë vere.
Artur Lunkvist