Vajza e Instagramit, Arta Nitaj, e njohur për publikun me rolin e saj në “O Sa Mirë” dhe si ish e dashura e djalit të Thaçit, këto ditë ka befasuar me aderimin e saj në PDK.
Akoma më shumë befason ajo me deklaratat e saj se pse ju ka bashkuar PDK-së, ne bazë të deklaratave të sajë shihet qartë se ajo nuk e ka idenë më të vogël për partinë në të cilën është futur.
Ndonëse ajo thotë se ka hyrë në PDK për ta mbështetur shoqen e saj Ariana Musliu-Shoshi, që do të jete kandidate për deputete, me bindjen se nga 170 mijë ndjekësit e sajë në Instagram do të ja sigurojnë shoqes së sajë 5 mijë vota.
Por a është kjo arsyeja e vërtete pse Arta ka hyrë në PDK, nuk duket aspak arsye bindëse.
Duke ditur faktin se Arta ishte ish e dashura e Endritit, djalit të Hashimit, lë hapësire për spekulimet se ajo mund të ketë hyre në PDK për një arsye krejt tjetër, për të qenë më afër ish të dashurit të sajë.