Tayna është ndër këngëtaret më “IN” të momentit, edhe pse ka një vit e pak që ka dalur në skene ajo është shumë e kërkuar. Çdo këngë e saj shendohet në hit.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në llogarinë e saj në Instagram, për shumë pak kohë ka arritur të mbledh 1 milion ndjekës.
Po ashtu fotot e saj marrin like dhe komente më shumë se çdo këngëtar tjetër në estraden shqiptare. E siç duket në mesin e fansave të saj të shumt janë edhe artist të tjerë të njohur, duke mos i lënë foto pa i komentuar, madje dhe nga dy komente në vetëm një foto.
Ndër komentueset më të shpeshta të Taynes janë Dafina, Kida, Sellma, Bleona, Zajmina e të tjera.
Pyetja shtrohet a komentojnë këta artistë në çdo foto të Taynes nga dashuria e vërtetë që kanë për të? Apo është thjeshtë metodë e promovimit të tyre në profilin e reperes.
Ky lloj marketingu duket se është bërë trend global i cili nuk praktikohet vetëm në Kosovë.
Sidoqoftë e lëmë në dorën tuaj ta gjykoni se a janë fansa të Taynes, këta artist apo e shfrytëzojnë komentin si mundësi marketingu duke e përdorur emrin e Taynes ?