Justin Bieber fotografohet duke kruajtur hundët në publik

Justin Bieber fotografohet duke kruajtur hundët në publik

Këngëtari me famë botërore, Juatin Bieber, është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it, gjithçka prej të cilit përbën kuriozitet të madh për publikun.

Paparacët nuk e çojnë dëm mundësinë ta fotografojnë Justin-in në çdo cep që del, për të na mbajtur të informuar me gjithçka që bën këngëtari.

Mirëpo, me fotot e fundit sinqerisht na e shpifi!

Mirë që ka kruajtur hundët për shumë gjatë, por e ka bërë këtë veprim në sy të partneres së tij, Hailey-t!

 

Çifti ishte duke udhëruar me makinën e tyre Lamborghini ngjyrë rozë rrugëve të Los Angeles-it dhe teksa Justin merrej me proçesin e pastrimit të hundës, Hailey thjesht e shihte!

Kujtojmë se së fundmi, Justin ka bërë një rrëfim të sinqertë për ankthin që ka kaluar dhe jetën e vështirë që prej moshës 19-vjeçare, duke iu shprehur falenderues Hailey-t për ndryshimet e mëdha që ka sjellë në jetën e tij.

Dedikimet e tij të dashurisë për partneren janë gjithçka që çdo vajzë ëndërron dhe Justin nuk ngurron aspak ta llastojë Hailey-n edhe në publik!