
Është njëra ndër këngëtaret e cila po korr suksese anë e mbanë botës, Rita Ora tani me sukses edhe në muzikën latino-amerikane.
“Latin American Music Awards 2019” ka zbuluar kandidatët e nominuar për çmime, shkruan KultPlus.
Në mesin e të nominuarve është edhe Rita Ora, e para shqiptare që është bërë pjesë e nominimeve në këtë garë.
Përmes një postimi në InstaStory ajo bëri të ditur se u nominua për herë të parë në “Latin American Music Awards”, duke shkruar: “Kosovarja/britanezja e parë e nominuar në Latin AMA”.
Në këtë garë ajo është nominuar me projektin “R.I.P” në duet me Sofia Reyes dhe Anitta për “Video kënga muzikore e preferuar”.