Manikenia me peshë prej 127 kg defilon në pistën e modës

Modelistja amerikane plus-size Tess Holliday (34) javën e kaluar ka ecur në pasarelën e Javës njujorkeze të modës, duke e mbajtur me këtë rast për gjoksi. Ajo në një fustan të bardhë të ngushtë i tregoi 127 kilogramët e saj dhe e provokoi audiencën, me ç’rast shumë ishin të mahnitur me vetëbesimin e saj.

Manikenia me peshë prej 127 kg defilon në pistën e modës

Me fustanin e bardhë ajo i kombinoi sandalet me të njëjtën ngjyrë, ndërsa nga grimi përdori buzëkuq të kuq dhe një laps të kaltër për sy, gjë që nuk kaloi pa u vënë re.

Modelistja plus-size u përqesh disa herë nga gazetari Piers Morgan, 54 vjeç, i cili besoi se ajo nuk është modele plus-size, por një femër e trashë që nuk duhet të promovohet në media, shkruan KOHA Ditore. Në një rast, Tess u shfaq në kopertinën e revistës Cosmopolitan, kur audienca u nda në ata që menduan se më në fund duhej të shfaqej edhe dikush që është “më e trashë” në kopertina, ndërsa të tjerët në shok thanë se kjo e promovon mbipeshën si diçka të shëndetshme dhe normale.

Tess e ka pasur një fëmijëri mjaft të vështirë. Bashkëmoshatarët e ngacmonin atë vazhdimisht për shkak të trashësisë dhe lëkurës së zbehtë, kështu që në moshën 17-vjeçare ajo e braktisi shkollën dhe iu drejtua industrisë plus-size. Megjithëse ajo i bëri disa reklama për print dhe katalogë, sepse i thanë se ishte shumë e madhe dhe shumë e shkurtër. Ajo u zhvendos në Seattle dhe punoi atje si artiste grimi, stiliste flokësh dhe drejtoreshë kreative në revy. Ndërkohë, ajo e lindi një djalë dhe u zhvendos në Los Angeles, dhe pikërisht kjo zhvendosje e ndihmoi atë të fitonte më shumë vetëbesim.

Pas kësaj, ajo u angazhua në serialin dokumentar ‘Heavy’, u shfaq në reklama televizive dhe në posterë të mëdhenj në të gjithë Amerikën, e filmoi fushatën për brendin kozmetik Benefit, dhe u paraqit në Vogueun italian në vitin 2011. Një vit më vonë, në Tumblr, ajo e takoi bashkëshortin e saj aktual, biznesmenin, fotografin dhe artistin australian Nick Holliday, me të cilin u martua në vitin 2015. Që nga ajo kohë ajo i është përkushtuar plotësisht karrierës plus-size.