Dy drag queens në paradën e djeshme të mbajtur në Beograd e kishin ‘kallë’ me këngën e Taynës dhe Dafina Zeqirit.
Këta të fundit të cilët ishin kosovarë nuk hezituan të performonin para publikut serb e në të njëjtën kohë të përcillen nga muzika shqipe.
Jo vetëm performancë, një nga drag queen ishte transformuar në pamje të Dafinës. Me flokë të rruara e të bardha, të njëjtat siç i kishte ajo në këngën e fundit.
Në këtë paradë mori pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ku tha se kjo gjë duhet kultivuar edhe më shumë pasi që jep shpresë për paqe dhe tolerancë.
Një tjetër detaj që mori vëmendje ishte edhe një person i cili mbante një pankartë me mbishkrim: Shqiptarët janë vëllezërit tanë.
Vite më parë kjo paradë kishte përfunduar me rrahje porn ë këtë vit gjërat kishin shkuar si mos më mirë, duke u mbajtur për të gjashtën herë radhazi.