Shuma marramendëse që mori Elvana Gjata për gjysmë ore performancë në Shkup

Shuma marramendëse që mori Elvana Gjata për gjysmë ore performancë në Shkup

“Tingujt e Çarshisë” është manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, thuhet nga Qendra Informative Kulturore në Shkup, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të.

Por, gjysma e buxhetit të këtij manifestimi të ndarë për artistët, do të shkoj për yjet e estradës shqiptare jashtë kufijve.

Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini thotë se nuk kanë lënë anësh as artistët fillestarë të vendit, por koston e lartë të këngëtarëve Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri e arsyeton me renometë e tyre botërore.

Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditëve.Kostoja më e lartë është sepse është edhe skena e madhe është zërimi, ndriçimi, të cilat kushtojnë shumë, po ashtu edhe këngëtarët kushtojnë shumë.

Përqindja e gjithë buxhetit do të ishte diku 40% honorarët e këtyre, por ka shpenzime edhe tjera. Unë mendoj se është menaxhuar mirë, sepse Shkupi ka nevojë edhe shumë më tepër se kjo.

Kjo është një grimcë shumë e vogël çka po ndodh në Shkup – tha Sermine Purrini, drejtoreshë e QIK-ut.Buxheti i këtij manifestimi treditorë është 3,65 milionë denarë nga paratë publike.

Qyteti i Shkupit ka ndarë 3 milion denarë, Ministria e Kulturës 500 mijë denarë dhe bizneset private 150 mijë denarë. Sipas informatave zyrtare që siguroi Alsat, çmimi i katër këngëtarëve më të paguar pa TVSH janë:

Kosto e  këngëtarëve më të paguar pa TVSH

Elvana Gjata – 11 mijë euro

Nga ana tjetër disa nga këngëtarët dhe artistët e rinj që marrin pjesë në këtë manifestim paguhen vetëm 100 euro. Nga Ministria e Kulturës thonë se këto gjysmë milioni denarë të ndara për “Tingujt e Çarshisë” nuk e dinë saktë se për çfarë do të shpenzohen. Ata thonë se kjo mbështetje vjen me qëllim që të përkujtojë traditën e harruar, t’i rigjallërojë hapësirat e vizituara në mënyrë të pamjaftueshme në Shkup dhe të kontribuojë në emancipimin e mjediseve të pazhvilluara kulturore të Shkupit.

Ministria e Kulturës ka ndarë fondin prej 500 mijë denarë për ‘Tingujt e Çarshisë’. Për mjetet e ndara të këtij manifestimi, nuk kërkojmë raport të detajuar financiar se për çfarë do të shpenzohen – thonë nga Ministria e Kulturës.Në vitin e 13-të “Tingujt e Çarshisë” po mbahet në Shkup nga 16 – 18 shtator me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe të huaj në fushën e letërsisë, filmit, artit figurativ, folklorit, muzikës klasike dhe popullore.

Emisioni më i ri i showbizit po vjen: Follow për të mos ikur asgjë: Follow në Facebook: https://www.facebook.com/Review-101968204486657/

Një jetë tu prek n.tela. Koha kur Ermal Fejzullahu prekte n'tela, n'tela, n'tela si asnjo!

Një jetë tu prek n’tela. Koha kur Ermal Fejzullahu prekte n'tela, n'tela, n'tela si asnjo!

Gepostet von Review am Donnerstag, 19. September 2019