
Prej disa javësh, rrjeti po zien nga lajmi i ndarjes së reperëve Mozzik dhe Loredana Zefi.
Pa mbushur ende një vit nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre, Hanës, mes dyshes kanë nisur problemet.
Ata nuk janë parë prej kohësh së bashku, nuk publikojnë më foto bashkë, nuk ishin të pranishëm në ditëlindjet e njëri-tjetrit, madje as nuk ndiqen më në Instagram!
Cilat këngë i dëgjoni por ju vjen marre me pranu?
Makarena apo Gangam style – "guilty pleasure" i Enis Ujkanit të emisionit SuperSfida Cilat këngë i dëgjoni por ju vjen marre me pranu?
Gepostet von Review am Freitag, 27. September 2019
Këto janë shenja të qarta se Loredana dhe Mozzik janë ndarë dhe sigurisht, pas ndarjes vijnë thumbimet!
Sot, Mozzik na bëri të gjithëve të mendojmë se shkak i ndarjes së tyre është tradhëtia, pasi në postimet e fundit në Instastory flet për besnikërinë.
“Njerëzit fallso s’më surprizojnë më, vetëm ata besnikët po.”- shkruhej në njërën prej fotove.
“Jam shumë i mirë dhe i sjellshëm derisa ti e dreqos me besnikërinë.”- ishin fjalët në foton tjetër.
S’mendoni dhe ju se këto fjalë janë pikërisht për Loredanën?
Ndërkohë, reperja ende nuk ka reaguar pas këtyre thumbimeve nga ish-partneri.