Liqeni ku natyra bën mrekullira, kthehet në skulptore kristalesh

Liqeni ku natyra bën mrekullira, kthehet në skulptore kristalesh

Një nga vendet më të mira që duhen vizituar në dimër, është ndoshta liqeni Baikal në Rusi.

Ky vend është më fantastik në shkurt e në mars, kur liqeni është ngrirë dhe temperaturat janë disa gradë nën zero.

Por në të njëjtën kohë, ajri është i thatë dhe qielli është çuditërisht plot diell dhe pa re.

Të gjitha këto kushte krijojnë pamjet më fantastike të një prej liqeneve më të mëdhenj e më të pastër në botë.

Liqeni qëndron i ngrirë nga janari e deri në fund të prillit, dhe trashësia e akullit mund të arrijë 1.5 metra.

Mënyra më popullore e udhëtimit është me makinë, dhe autoritetet madje kanë hapin një rrugë zyrtare mbi akull që të çon te ishulli Olkhon.