Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se nga data 19 tetor e deri më datën 31 dhjetor këto rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete:
“Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.
Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.
Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe i fton ata që të gjejnë alternativa për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.