Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.
Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Insajderi.
Mustafa e njoftoi ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar te shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë./Insajderi.com