Ky është numri i aksidenteve, arrestimeve e tiketave të shqiptuar përgjatë 24 orëve

Ky është numri i aksidenteve, arrestimeve e tiketave të shqiptuar përgjatë 24 orëve

Përgjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente.

Nga këto aksidente nuk ka pasur të vdekur, 17 kanë qenë me të lënduar teksa 25 vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 683 tiketa të trafikut.

Në anën tjetër 23 persona janë arrestuar, në mbajtje po qëndrojnë 8 ndërsa në vuajtje të dënimit 4 persona./Insajderi.com