Çka do të thotë Drag queen?

Çka do të thotë Drag queen?

Drag queen janë artistë performativë, kryesisht meshkuj, por jo vetëm të tillë, që vishen me rroba grash dhe shpesh performojnë dhe sjellen me feminitet të ekzagjeruar.

Grimi i Drag queens është poashtu i ekzagjeruar, qerpikë të mëdhenjë, kontura fytyre të theksuara shumë kontribojnë për efekt dramatik, komik, apo satirik. Edhepse drag queens zakonisht asociojnë me komunitetin LGBT, drag mund të jenë prej çfarëdo lloj orientimi seksual apo identiteti gjinor.

Performancat e tyre që quhen drag  mund të jenë të motivuara prej dëshirës për ta shprehur veten deri te performancat mainstream. Aktivitetet drag përfshijnë performanca skenike, në rrugë, lip-suncing, këndimi live, vallëzimi dhe participimi në evente të ndryshme.

Në shekullin 21, një drag queen nuk është vetëm një burrë që vishet me rroba grash, një drag queen është një entitet tërësisht i veçantë. Veshja skenike dhe grimi i patëmetë krijojnë një prezencë të re, ku personi që gjendet prapa, pothuajse zhduket ose tjetërsohet. Shpesh drag queen përshkruajnë personat e tyre skenike si një karakter tjetër.

REVIEW- Në shtrat me Divën – Kush është Lirimi a.k.a drag queen nga Prishtina?

Në shtrat me DivënE pazakonshme- Djali nga Prishtina që ndezi atmosferën duke bërë twerk midis Beogradit!

Gepostet von Review am Dienstag, 15. Oktober 2019