Albumi nuk përfaqësohet vetëm nga muzika por edhe paketimi i tij. Ky detaj u bë veçanërisht i dukshëm pasi që sajti iranian filloi t’i ndryshojë kopertinat e albumeve duk" />

Sajti muzikor iranian i fshin femrat nga kopertinat e albumeve të tyre

Sajti muzikor iranian i fshin femrat nga kopertinat e albumeve të tyre

Albumi nuk përfaqësohet vetëm nga muzika por edhe paketimi i tij. Ky detaj u bë veçanërisht i dukshëm pasi që sajti iranian filloi t’i ndryshojë kopertinat e albumeve duke i larguar femrat nga fotot.

Faqja e Melovaz nuk është e kënaqur me faktin se në disa korniza të albumeve shfaqen femra, edhe nëse femrat në foto janë këngëtaret të cilave u përket albumi.

Emisioni më i ri i showbizit: REVIEW

Review – Në shtrat me divën, dështimi i artistëve në zgjedhje, aktorët kosovarë në rolet e një geji

Review – Në shtrat me divën, dështimi i artistëve në zgjedhje, aktorët kosovarë në rolet e një geji

Gepostet von Review am Samstag, 12. Oktober 2019

Për shkak të kësaj, ata i larguan personazhet e tyre nga fotot. Nuk dihet se pse po e bëjnë këtë, ndërsa ky detaj u postua në Twitter dhe u bë viral dhe mori shumë kritika.

Për shembull, në albumin e Beyonce u mënjanua ajo dhe mund ta shohim vetëm luaneshën, shkruan KOHA Ditore. Por çudia nuk ndalet këtu, në foton e singlit të Little Mix dhe Nicki Minaj shihet vetëm titulli i këngës dhe emri i artistit, ndërsa fotografia në të cilën janë vajzat është errësuar plotësisht.