Dafina Zeqiri lë anash ‘inatet’ me Noizyn- sjellin këngën ‘Ring Ring’

Dafina Zeqiri lë anash ‘inatet’ me Noizyn- sjellin këngën ‘Ring Ring’

Bashkëpunimi i ri i saj mund të jetë një provë e madhe se shoqëria me Noizy-n vijon.

Këngëtarja shqiptare do të sjellë shumë shpejt një këngë me një anëtar të OTR dhe ai është Varrosi.

Projekti me titull “Ring Ring” ka përfunduar xhirimet e videoklipit dhe gjithçka pritet të përfundojë brenda pak ditësh.

Ende nuk ka një datë të caktuar për publikimin e projektit, por pritet një hit i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Ishte viti 2018 kur Noizy dhe Dafina vendosën të linin në harresë diss-et e së kaluarës duke sjellë një bashkëpunim, një klip plot skena intime pranë njëri- tjetrit që titullohej “A don Love”.

Por më pas, në prill 2019 Noizy e fshiu Dafina Zeqirin në Instagram, ose anasjelltas dhe kjo i bëri të gjithë të dyshojmë.

Tashmë lajmi i bashkëpunimit mund të jetë një shpresë për dyshen, plus fakti që Dafina dhe Noizy janë sërish shokë në Instagram.