Emisioni më i ri për industrinë e showbiznesit, artit dhe subkulturave Review , prodhim i Gazetës Insajderi që ka nisu" />

Më shumë vota se Shpend Ahmeti në Prishtinë – anketa për serialin ku votuan mbi 11 mijë veta 

Më shumë vota se Shpend Ahmeti në Prishtinë – anketa për serialin ku votuan mbi 11 mijë veta 

Emisioni më i ri për industrinë e showbiznesit, artit dhe subkulturave Review , prodhim i Gazetës Insajderi që ka nisur transmetimin në RTV Dukagjini çdo të shtune në oren 20:10 ka qenë i fokusuar javën që shkoi tek një historik i shkurtër i humorit kosovar, përmes rrëfimeve të aktorëve që kanë qenë dhe janë të njohur për rolet e tyre komike. 

Ja edhe emisioni i fundit:

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019


Në faqen e Review në Facebook, gjatë javës ishte leshuar një anketë për një nga serialet më të njohura të kohë së kasetave, “Mahmutovitët dhe Rexhepovitet” duke i ngacmuar audiencën që të zgjedhin mes dy familjeve, që kanë qenë kryetema e serialit të njohur. 

Edhe pse ka 20 vite që është prodhuar ky serial, duket se audienca kosovare është fort e lidhur me këto dy familje. Aq shumë sa për të vendosur se cila prej tyre ka qenë me mirë, kanë votuar fiks 11 mijë e 600 perdorues të rrjetit social Facebook. Kësisoj beteja mes Mahmutoviteve dhe Rexhepovitëve ka kaluar me interesim edhe numrin e votuesve të kryetarit të Shpend Ahmetit. Ahmeti në zgjedhjet e mbajtur në fillim të këtij muaji nuk i ka marrë as 8 mijë vota.

E audienca përpos që duket se ka zgjedhur me vendoshmëri për fatin e Shpend Ahmetit në krye të komunës, është po aq e vendosur se Rexhepovitet kanë qenë dukshëm më të pëlqyer sesa Mahmutovitët në serialin e njohur.