Poezia e babait të Astrit Deharit pas vrasjes së tij – Dhimbja që shprehet përmes këtyre vargjeve

Poezia e babait të Astrit Deharit pas vrasjes së tij – Dhimbja që shprehet përmes këtyre vargjeve

Pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Lipjanit, i ati i tij Avni Dehari, shkroi  një poezi duke e ndarë dhembjen që ndiente përmes vargjeve që ia kushtoi të birit, shkruan Insajderi.

Ai në këtë poezi me titull “Pse të vranë o Astrit Dehari”,  shkruan edhe për djalin tjetër Arbnor Deharin që po ashtu i vdiq në rrethana të panjohura.

Më poshtë po sjellim poezinë e plotë:

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?

Poezi nga baba i Astritit!

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vranë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry
Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vranë gzimin,
Kur u vra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

O Astrit djal i Arbnisë
Djal besnik i Dardanisë,
Tanë shoqnia po lotojnë
Dhe familjen ta ngushllojnë.

Ti ngushllojnë babe e nanë
Ta ngushllojnë nusen e re,
Tash Arbnorin merre ngryk
Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul` bajraku
Pa Ty hije ma ska konaku,
Mundi yt nuk ka shkue kot
Hero i vërtetë për jetë e mot!

Avni Dehari