Robert Berisha befason me vetbesim, synon Eurovisionin

Robert Berisha befason me vetbesim, synon Eurovisionin

Nuk ka shumë që është bërë pjesë e estradës por synimet i ka të mëdha.

Fjala është për ish-bashkëshortin e këngëtares, Nora Istrefi, Robert Berishën i cili po synon që këtë vit të marrë pjesë në Festivalin e Radio Televizonit Shqiptar (RTSH) për të garuar me emra të njohur të këngës shqipe, për ta prezantuar Shqipërinë në Eurovision, shkruan Insajderi.

© Robert Berisha [instagram]

Berisha i cili karrierën muzikore e ka nisur si muzicient, nuk ka fare përvojë në përfaqësimin e një vendi nëpër festivale. Aq më pak një këngëtar kafiterish i cili famën më shumë e gëzon fal ish-gruas së tij ndonëse mundohet të jetë prezent kudo që ka ngjarje muzikore.

Kur jemi tek kjo pjesë, në festivalin e RTSH-së zakonisht pjesëmarrësit vijnë me këngë që dëshmojnë vokalin e tyre, e Berisha nëse vazhdon siç ka bërë deri tash ka gjasa që të shkoj në festival me një këngë të zhanrit tallava.

Emisioni “Review” / Stupcat të ftuar në studio

 

Sot në një portal shqiptar është publikuar lista me 25-persona përfshirë këtu edhe Elvana Gjatën të cilet pretendohet se do të jenë pjesëmarrës në festivalin e RTSH. sido që të jetë kjo listë vazhdon të mbetet jo zyrtare.

/ © Insajderi /