Nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, Leonora Jakupi duket atraktive teksa vë në pah gjoksin

Nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, Leonora Jakupi duket atraktive teksa vë në pah gjoksin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është duke realizuar një projekt të ri muzikor.

Ajo tashmë ka nisur xhirimet e klipit të ri, i cili do të publikohet i plotë shumë shpejt për fansat.

Për të shuar kureshtjen e fansave që janë në pritje, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga xhirimet.

E veshur me një fustan të bardhë mjaft elegant, ajo ka provokuar paksa duke treguar pak nga gjoksi te pjesa e hapur e dekoltesë.

Nga imazhet, duket se Leonora do të shfaqet mjaft glamuroze në projektin e ri muzikor, i cili vjen pas një kohe të gjatë mungese në sjelljen e projekteve.

Në anën tjetër, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.