Dasmë në Maldive dhe Sri Lanka, martohet fotografi i artistëve shqiptarë

Dasmë në Maldive dhe Sri Lanka, martohet fotografi i artistëve shqiptarë

Kaa qenë prezent në shumë dasma të VIP-ave për të fotografuar momentet e tyre më të bukura, ndërsa së fundmi Norik Uka i  dha fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Noriku duke postuar disa foto nga albumi martesor që ka realizuar në Maldive, Sri Lanka dhe Stamboll.

Norik Uka u martua me Krenare Gjikollin e cila dukej shumë elegante ditën e tyre të martesës.

Çifti nuk mbajtën një dasmë tradicionale, por fillimisht udhëtuan drejt Stambollit ku pozuan në jaht. Më pas në Sri Lanka ku pozuan mes gjelbërimit dhe në Maldive.

Fotot nga albumi i martesës Noriku i postoi në Instagram duke dhënë kështu lajmin e bukur.