Kevin Hart del në publik pas aksidentit

Kevin Hart del në publik pas aksidentit

Komediani  Kevin Hart ka bërë daljen e parë publike që pas aksidentit në muajin shtator. Ai mori pjesën në ndarjen e çmimeve “People Choise Awards” gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Aktori i njohur 40-vjeçar mori çmimin si aktori më i mirë komedian për vitin 2019 dhe mbajti një fjalim gjatë tërheqjes së çmimit.

Hart u shpreh edhe për aksidentin duke shkaktuar brohorima në sallë gjatë fjalës së tij. “E para dhe e rëndësishmja dua të falenderoj Zotin, sepse mund të mos isha këtu. Fakti që jam këtu më bën të vlerësoj akoma më shumë jetën. Më bën të vlerësoj gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi si familja. Dua të falenderoj bashkëshorten time, fëmijët e mi të cilët ishin aty për mua,”-u shpreh mjaft i prekur aktori, transmetonlapsi.

Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko Parrish kanë së bashku 3 fëmijë, Hendrix 12-vjeç, Heaven 14-vjeçare dhe Kenzo 2-vjeçar.

Gjatë muajit shtator ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik duke dëmtuar shtyllën kurrizore në 3 vende. Aktualisht aktori është në proces rekuperimi.