Kim Kardashian mban në shtëpi zvarranikun më të rrezikshëm

Kim Kardashian mban në shtëpi zvarranikun më të rrezikshëm

Në kopshtin e shtëpisë së Kim Kardashian dhe Kanye West endet i lirë një gjarpër anakonda!

Gjarpri është plot 3 metra i gjatë dhe atë e zbuloi për herë të parë e ëma e Kim, Kris Jenner.

 

Në InstaStory, ajo publikoi një foto të gjarprit që po endej i lirë në oborr, ndërsa etiketoi e frikësuar vajzën e saj.

“Ummm më duhet të iki”- shkroi Kris krahas postimit, ndërsa të gjithë mbetën të befasuar.

Fakti që Kim është nënë e katër fëmijëve e bën akoma më shqetësues faktin që ajo lejon një anakonda të endet nëpër kopshtin e saj!

As Kanye dhe as Kim s’na kishin folur më herët për këtë “çmenduri” të tyren.