Luana Vjollca është aktualisht me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çocajn, i cili është përfolur edhe për një lidhje me Genta Ismajlin dhe këngëtare të tj" />

Luana dhe Samanta kishin të njëjtin të dashur, ja se kush është biznesmeni

Luana dhe Samanta kishin të njëjtin të dashur, ja se kush është biznesmeni

Luana Vjollca është aktualisht me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çocajn, i cili është përfolur edhe për një lidhje me Genta Ismajlin dhe këngëtare të tjera.

Por me gjasa, pak prej jush e dinë që përpara se të lidhej me Krenarin, Luana ka pasur një romancë relativisht të gjatë me ish të dashurin e Samanta Karavellas.

Po flasim për vitin 2013, Samanta sapo ishte ndarë nga biznesmeni nga Tirana, Kreshnik Kasneci.

Nga ana tjetër, Luana i kishte dhënë fund fejesës me këngëtarin nga Shkupi, Adrijan Gaxha.

Image

Samanta ishte e ftuar në programin e Luanës ku është dhe moderatore në ‘Shiko kush luan’.

Para kamerave dukej sikur midis vajzave nuk kishte hatërmbetje .

Por në rrjetet sociale, Samanta dhe Luana nuk e ndjekin njera-tjetrën në Instagram.

Luana e bëri “tag” në promon e emisionit por nuk postoi as një video dhe as një foto me Samantën, siç bën zakonisht me të gjithë  të ftuarit dhe siç bëri mbrëmjen e së shtunës.

Kurse Samanta nuk bëri bëri asnjë promo as në feed e as në story se ishte tek Luana.

Image