Fitim Selimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes rrjetit të tij social, Facebook.
Por, përveç kësaj, Fitim Selimi, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në funksionin e përgjegjësit të shëndetësisë.
Ai ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe më pas në Partinë Demokratike të Kosovës.
Selimi, si kandidat për kryetar të Lipjanit ishte njohur për vallëzimin dhe këndimin e këngës ‘Magdalena’ gjatë fushatës zgjedhore.
Për të, ishte thurur edhe një këngë.