Mes Ledrit dhe Flori Mumajesit, ja në klipin e kujt dëshiron të jetë Kiara Tito

Mes Ledrit dhe Flori Mumajesit, ja në klipin e kujt dëshiron të jetë Kiara Tito

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” të moderatores Bieta Sulo ka qenë moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito.

Gjatë intervistës në studio, ajo ka folur për disa detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.

 

Në një moment, Bieta e ka pyetur Kiarën se nëse do t’i jepej mundësia të ishte pjesë e klipit të një artisti kë do të zgjidhte, Flori Mumajesin apo Ledri Vulën.

Përgjigjia e Kiarës ka qenë e menjëhershme. Ajo ka refuzuar Ledrin dhe ka zgjedhur Florin, duke thënë se e ka shumë përzemër këtë të fundit, prandaj do i pëlqente të ishte në një klip të tijin.