Tayna sjell poza atraktive nga pushimet në Turqi

Tayna sjell poza atraktive nga pushimet në Turqi

Reperja e njohur, Tayna, ka udhëtuar së fundmi drejt shtetit turk.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, ku ka treguar se po e shijon qëndrimin në Stamboll.

Teksa shfaqet në disa poza mjaft tërheqëse para pasqyrës, reperja nga Prizreni nuk hezitoi të vërë në pah linjat e saj atraktive.

Ndërkohë, në një nga fotografitë e fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, Tayna u shfaq mjaft elegante e veshur në xhup të zi dhe xhinse.

“Duke i pa punët mija”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur kështu se nuk merret me punët e të tjerëve.

Teksa e ka shpërblyer veten me këtë udhëtim vjeshtor, ajo në të njëjtën kohë po shijon suksesin e projektit muzikor “Sicko”.

REVIEW / Intervista më ‘e djegstë’ najherë – i ftuar, MC Kresha

Tayna ndërkohë është mjaft aktive edhe me mbrëmje muzikore të shumta, ku gjithnjë pritet mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi