Kjo është dizajnerja që krijoi Emojit me motive shqiptare

Kjo është dizajnerja që krijoi Emojit me motive shqiptare

Një bisedë në rrjetet sociale është e pamundur që të përfundojë pa ndonjë Emoji në të duke shprehur kështu ndjesinë që personi ka.

Emoji të ndryshëm janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe jo vetëm, mirëpo ato kryesisht janë në gjuhë të huaja. Por së fundmi një kosovare që jeton në diasporë, ka vendosë që t’i sjellë Emojit shqip. “Tung Emoji”, është platforma e krijuar nga Zymryte Hoxhaj. Ajo në një bisedë për Gazetën Insajderi, ka shpalosur rrugëtimin e Emojive të saj, se si kanë ardhur deri të përdorimi i tyre në trojet shqiptare e më tej.

Gjithçka, nisi para tri vitesh, tregoi fillimisht ajo. E që nuk është ide e re tregoi edhe vetë Zymrytja, duke na thënë që inspirimi i ka ardhur kur i ka parë Kimojit, Emojit e Kim Kardashian e kështu më radhë.

“Më shkoi mendja pse mos mi bo për shqipet, me foret tona, klishet dhe simbolet”, nisi rrëfimin Hoxhaj.

Ajo për këtë krijim është takuar me Ministrin e Kulturës dhe Ministrin e Ekonomisë të Saarlandit (Bundeslandin ku jeton ajo).

“Në vendosem bashkë me ministrin me krijuar Emojit për Saarland. Unë e kam  pa si projekt për me ja nis dhe me kuptu qysh funksionon dhe mandej me vazhdu me Emojit për Shqiptarë. Emojit për Saarland patën sukses të pabesueshëm. Çdo gazet e madhe në Gjermani ka shkruar për këtë projekt (Frankfurter Allgemeine, Süddeutsche Zeitung, Focus, Bento, Zeit e shumë tjera)”m ka treguar Zymrytja, e cila ka theksuar se janë nominuar në Politik-Award.

“Ndërkohë unë punoja në Tung-Mojit. Atëherë as nuk u kanë e saktë qysh ka më kanë emri i App’it. Më kanë ndihmuar shokët e mi shqiptar të cilët jetojnë në Gjermani dhe në Kosovë. Dhe kështu më një shok timin vendosëm me e emëruar TUNG. Pa kësaj nisëm dalë nga dalë t’i krijojmë ilustrimet. Për këtë më ka ndihmuar kolegia ime në Zyren Bureau Stabil Nathalie Nierengarten”, ka pohuar Hoxhaj, e cila ka thënë tutje se për rreth dy muaj u ka ndihmuar edhe një praktikant shqiptar.

Ajo ka treguar se Besnik Spahija ka kontribuar me ide dhe ka thënë se kategoria “Shqipet” ka qenë gati e gjitha me ilustrimet e tij.

“Tung Emojit” i kanë gjithsej shtatë kategori.

Ato janë si në vijim:

– Shqipet (ilustrime me plisa, duart si shqiponjë etj.
– A ban me fol (fjali)
– Te boft mirë (ushqimi jon, çaj, turshi, ajran etj)
– Du bist najs (çdo sen lidhun me Shaca, mercedes, pare, dukat)
– Trojet e tona (Monumente si psh. biblioteka ose monumenti në Mitrovicë)
– Do ta kallim (instrumente, vallëzim, kolona dasmash)
– I kahit je (shenjat e qyteteve)

Zymryte Hoxhaj, ka treguar se “Tung Emoji” është app edhe në Androit e po ashtu edhe në Apple.

Ajo synon që në të ardhmen të shtoi edhe disa motive të tjera dhe është e hapur për ide.

“Ideja është me bashkëpunuar më shumë edhe me firmat e Kosovës, psh. me i fut produktet kosovare në App. Sidomos diaspora mi pa prodhimet e vendit siç janë birra, lëngjet, e shumë të tjera” ka përfunduar ajo./ Insajderi.com