Publikohet traileri i filmit gjerman, zbulohet roli i Noizy-t

Publikohet traileri i filmit gjerman, zbulohet roli i Noizy-t

Prej disa vitesh Noizy ka njoftuar fansat e tij se është duke punuar për një rol në një film gjerman.

Ai ka zbuluar se përpos dëshirës për këngën, ka edhe këtë pasion të veçantë për aktrimin dhe së shpejti të gjithë do e shohim në këtë fushë.

Mbrëmjen kaluar është publikuar edhe traileri i filmit dhe tani është zbuluar edhe roli  i reperit shqiptar.

Në filmin që mban titullin “Man from Beirut” ose “Blind”, Noizy do të ketë një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave ai shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau.

Pjesë e filmit janë edhe disa aktorë të tjerë shqiptarë si Blerim Destani dhe aktori shqiptaro-amerikan, James Biberi.

Dy aktorët kanë rol kryesor në film dhe pritet që premiera e tij botërore të jetë në 25 nëntor.

Gjurmët e Albin Kurtit dhe fëmijëria e tij

Gjurmët e Albin Kurtit dhe fëmijëria e tij Rrëfimet ekskluzive të familjarëve dhe të afërmve të Albin Kurtit.Morëm rrugën për të takuar personat që rrëfejnë për herë të parë fëmijërinë e Albin Kurtit, kësaj here nga vendi prej nga e ka prejardhjen ai, në fshatin Sukubinë të Malit të Zi.- Çfarë kishte fiksim Albin Kurti?- Pse e linte në gjysmë lojën me fëmijët e tjerë?- Cili ishte sporti dhe lënda që i pëlqente më së shumti kryeministrit në ardhje?- Pse babai i tij nuk e ndihmonte në detyrat e matematikës?Të gjitha këto do të mund t`i kuptoni në reportazhin e realizuar nga Insajderi në Sukubinë, Katërkollë e Ulqin.

Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 31. Oktober 2019